
Një hapësirë për ty
të zhvillohesh
6 kurse, ku mund të mësoni rreth zhvillimit të Magento, HTML/CSS dhe Javascript dhe PHP
KU?
Zyrat e Shero: Kompleksi Kika 2, Komuna e
Parisit, Tiranë, Shqipëri
KUR?
Cdo ditë: pasdite ose në mbrëmje
Shero Academy ofron për ju 6 kurse, ku mund të mësoni rreth zhvillimit të Magento, HTML/CSS dhe Javascript dhe PHP nga profesionistë të industrisë.
Kurset
Magento Fillestar

Magento Fillestar

Ky kurs është dizenjuar për t’iu ndihmuar të futeni në botën e Magentos duke kombinuar njohuritë që ju keni për programimin PHP me standartet dhe teknikat që ofron Magento Ju do të mësoni konfigurimet panelit të adminit së bashku me strukturën e Magentos, modifikime të thjeshta, skema të bazës së të dhënave, instalime dhe përditësime të moduleve. Ky kurs është i përgatitur për ato që i kanë njohuritë bazike për PHP, HTML dhe CSS dhe kanë pasionin të zhvillojnë një faqe interneti lidhur me shit-blerjet online. Mbas përfundimt të këtij kursi ju do të jenI në një nivel të moderuar të përvojës në krijim dhe zhvillimin e faqeve ecommerce duke përdorur Magento.
Magento i Avancuar

Magento i Avancuar

Magento i Avancuar është një mënyrë e mirë për të zgjeruar njohuritë tuaja në zhvillimin e Magentos. Ju do të mësoni teknika të avancuara të programimit lidhur me modifikime të ndryshme në disa pjesë të sistimit, si katalogu, inventari, shitje dhe gjithashtu dhe modifikime në panelin e administrimit të Magentos. Në ndërtimin e aplikacioneve web ditët e sotme nuk është e mjaftueshme vetëm shkrimi i kodit dhe realizimi i punës. Ky kurs do ju ndihmojë të shkruani kod me kualitet dhe performancë të lartë për ndërtimin e websiteve ecommerce sa më të qëndrueshme dhe të sigurta duke përdorur Magenton.
PHP Fillestar

PHP Fillestar

Kursi i fillestar I PHP’së do të japë njohuritë e nevojshme për të kuptuar dhe implementuar faqe dinamike duke përdorur gjuhën e PHP’së. Kursi do të japë një hyrje në:
- Gjuhën e PHP’së dhe në sintaksën e saj.
- PHP dhe MySQL
- Strukturat bazë të programimit me PHP.
- Si të menaxhoni bazën e të dhënave duke përdorur PHP’në?
PHP Programimi i orientuar në objekte

PHP-OOP Programimi i orientuar në objekte

Të kuptosh mirë arkitekturën e kodit vjen duke pasur baza të forta në programimin e orientuar në objekte. Në këtë program ju do të mësoni principet e programit të orientuar drejt objekteve në PHP. Si të dizenjojmë kod të ripërdorshëm dhe jo shumë kompleks në mënyrë që mirëmbajtja e tij me kalimin e kohës dhe nga programues të ndryshëm të jetë sa më e thjeshtë. Gjithashtu ju do të mësoni themelet e programit të orientuar në objekte, duke filluar me dizenjimin e klasave, trashëgiminë dhe enkapsulimin. Ilustrimin dhe dizenjimin e tyre nëpërmjet përdorimit të diagramave UML. Duke përfunduar me një përmbledhje të modeleve më të zakonshme të dizanjemit në programimin e orientuara drejt objekteve për të përforcuar njohuritë mbi kodin e ripërdorshëm dhe mirëmbajtjen e tij.
HTML/CSS

HTML/CSS

Si pjese e ketij kursi, ju do te mesoni per strukturen e nje Website, e cila interpretohet nga nje web-browser modern dhe ju shfaqet perdoruesve. Duke mesuar rreth struktures se nje faqeje, e cila i ngjan nje peme, ju do te mesoni si te ndertoni nje faqe web. Per me teper, do te mesoni rreth CSS, sintakses se saj, selektoreve dhe njesive perkatese. Pergjate ketij udhetimi, ju do te mesoni edhe aplikacioneve wq perdorim per te shkruar kod, si dhe per tools qe na mundesojne te bejme debug faqen.
Javascript

Javascript

Javascript eshte nder gjuhet te rendesishme dhe fleksibel te web-it ditet e sotme. Javascript te jep mundesine te transformosh nje website, nga statik ne dinamik. Ne kete kurs do te mesoni konceptet baze te programimit, si dhe konceptet baze te OOP(programim i orientuar ne objekte). Konceptet e mesuar ne kete kurs ju japin mundesine te perdorni Javascript ne cfaredo website, pavaresisht platformes.
- Si te shtoni nje kod Javascript ne nje faqe dhe ti ta beni debug.
- Si te manipulosh nje website nepermjet DOM API
- Si te ndryshojm CSS e faqes nepermjet Javascript
- Si te nderveprojme me format ne HTML5
- Si te perdorim animacionet ne Javascript

Ji i shpejtë dhe rrëmbe vendin tënd!
Ne kujdesemi për cilësinë, kështu që vetëm 5 persona mund të futen në 1 (kurs).
Kush qëndron pas Shero Academy

DANIEL BELLO
Lektor

KOZETA TOLI
Organizatore

DEJVID HAXHIU
Lektor